November 27, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Plagosen me thikë babai me të birin në Shkodër, policia arreston autorin e dyshuar

Dy persona kanë mbetur të dëmtuar mbrëmjen e sotme gjatë një debati për konflikte të dobëta. Mësohet se të dëmtuarit ishin babë e bir, SH.L 52-vjeç dhe E.L 19-vjeç. Të dy janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu është arrestuar edhe autori, A.M 26-vjeç. Ndërsa shërbimet e Policisë kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur nga 26-vjeçari gjatë konfliktit.

 

Njoftimi:

 

 

Rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (babë e bir), të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i autorit të dyshuar, shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Shkodër.

 

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur nga ky shtetas, gjatë konfliktit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.