May 23, 2024
Tirana, Albania
Aktualitet Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu, në disa zona priten rrebeshe. Si do jenë temperaturat

Si pasojë e dy qendrave të presionit të ulët atmosferik, përkatësisht njëra në Mesdhe dhe tjetra në veri të Ballkanit, Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante, më të theksuara në zonat qendrore, ku priten edhe rrebeshe.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të reshjeve duke i zhvendosur ato drejt zonave Lindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit por ulen sërish maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.

Kosova

Përgjatë gjithë të ditës republika e Kosovës do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat hera herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu, ku më të theksuara reshjet paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatare paradite por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV përgjatë gjithë 24 orëshit do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje të dendura shiu, ku më të theksuara reshjet do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shpeshtim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 16°C. Ndërkohë parametri i erës do të paraqitet mesatare dhe herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Europa

Europa Veriore dhe ajo Lindore do të përfshihen nga një sistem i dendur vranësirash, të cilat do të sjellin reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm do të mbeten gadishulli i Ballkanit dhe pjesërisht Europa qendrore, ku do të ketë vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu; shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere. Ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të paraqiten përkatësisht ishujt Britanikë, Gadishulli Iberik si edhe brigjet Egjeut.