Shqip News Categories Politikë “Si s’ju vjen zor”, ngrihen tonet në komisionin hetimor të Shëndetësisë
Politikë

“Si s’ju vjen zor”, ngrihen tonet në komisionin hetimor të Shëndetësisë

Janë ngritur tonet te komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi.

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho i është kthyer koleges së tij Edona Bilali teksa kjo e fundit ndalej te neni 15.

“Si s’ju vjen zor?”, dëgjohet të thotë Spaho, me deputeten socialiste që i ktheu menjëherë përgjigje.

“Si nuk më vjen zor? Mua nuk më vjen zor? E kam një përgjigje për ju zoti Spaho. Ndryshe nga konsiderata që unë kam për zotin Spaho, veçanërisht për kontributin që më dha mbledhjen e kaluar, nuk shkojnë të dyja bashkë: edhe “s’ju vjen zor”, edhe “kam konsideratë si vajzë e re”. Por, si vajzë e re nuk po e vazhdoj këtë pjesë me ju”, tha Bilali.

Exit mobile version