November 29, 2024
Lifestyle

Sfidoi standardet dhe stereotipet e bukurisë, juristja 60-vjeçare bën histori duke fituar Miss Universe

Juristja dhe gazetarja Alejandra Rodriguez sfidoi standardet dhe stereotipet e bukurisë dhe është kurorëzuar fituese e Miss Buenos Aires në moshën 60-vjeçare, e para në historinë e konkursit që fiton titullin në atë moshë.

 

“Jam e emocionuar të përfaqësoj këtë paradigmë të re në konkurset e bukurisë, sepse ne po futemi në një fazë të re ku gratë nuk janë vetëm bukuri natyrore, por një grup tjetër vlerash. Unë jam e para e këtij brezi që e nis këtë”, tha ajo në deklaratat e saj për shtyp.

Për arsyet që i shtynë gjyqtarët ta zgjidhnin atë, Rodriguez tha se ata “panë besimin dhe pasionin tim për të përfaqësuar gratë e brezit tim”. Hapi i radhës për yllin e kurorëzuar është titulli Miss Argjentina, i cili do t’i lejojë asaj të konkurrojë në konkursin ndërkombëtar Miss Universe.

 

Rregullat janë në anën e saj. Në të kaluarën, konkurset e Miss Universe lejonin vetëm personat midis moshës 18 dhe 28 vjeç të merrnin pjesë në konkurs, por nga viti 2024 kufiri i sipërm i moshës është hequr, kështu që çdo grua mbi 18 vjeç do të mund të marrë pjesë.

 

Siç vë në dukje Independent, Rodriguez nuk është e vetmja që sfidon standardet shekullore të bukurisë në konkurset e tilla. 47-vjeçarja Heidi Kruth po konkurron për të përfaqësuar Republikën Domenikane në konkursin Miss Universe 2024. Konkursi Miss Universe do të mbahet në Meksikë më 24 shtator.