June 19, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

EMRI/ Pjesëtar i një organizate kriminale për trafikimin e drogës në Itali, arrestohet në Hanin e Hotit 31-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet në Hanin e Hotit i shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Mësohet se Andi Hylviu, 31 vjeç, akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.

 

Vijojnë procedurat për ekstradimin e Hylviut në Itali.

 

Njoftimi i Policisë:

 

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i cili akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.

 

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në dalje të Shqipërisë, shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në Kavajë.

 

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit, në Itali.