October 2, 2024
Lifestyle

Paris Hilton pozon totalisht e zhveshur për revistën “Flaunt”, flet për marrëdhënien e ngushtë me bashkëshortin

Influencuesja Paris Hilton dukej më seksi se kurrë teksa ka pozuar tërësisht e zhveshur për kopertinën e revistës Flaunt. Pavarësisht se ishte krejtësisht e zhveshur, 43-vjeçarja zgjodhi aksesorët nga shtëpitë e modës si Versace dhe Saint Laurent.

 

Trashëgimtarja e cila është nënë e dy fëmijëve përveç fotove pikante ka dhënë edhe një intervistë për revistën ku ka folur për anën më të pambrojtur të vetes.

 

“Unë e shoh dashurinë në një mënyrë krejtësisht të ndryshme se më parë. Më parë kisha kaluar aq shumë trauma dhe dhimbje dhe kisha ndërtuar një mur kaq të madh rreth zemrës sime, saqë nuk lejoja askënd të hynte. Vetëm kur isha me bashkëshortin tim u ndjeva aq e sigurt sa bëri që ato mure të rrëzoheshin. Tani me djalin tim dhe vajzën time, ndjej këtë dashuri që nuk e kam ndjerë kurrë më parë.” tha Hilton.

 

Dhe ajo përfundoi: Jam shumë mirënjohëse që e kam gjetur atë në këtë moment të përsosur të jetës sime.

https://www.instagram.com/parishilton/?utm_source=ig_embed&ig_rid=33dd2c43-4438-4f01-9d8c-bbd1f252beec&ig_mid=EFF6F989-C3AA-4532-95A3-494559E0FF0B

https://www.instagram.com/parishilton/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2420cc1e-13b2-48f9-902b-1f6ed071bc36&ig_mid=B3DDBC47-6846-48FF-A2FA-FB0B90ACCFF6