September 11, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

U arrestua një ditë pasi përfitoi nga amnistia, Gjykata e Vlorës cakton arrest me burg me afat 40 ditë për ‘Buzëderrin’

Gjykata e Vlorës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Sokol Sinomatit, dhe ka caktuar masën arrest me burg me afat 40 ditë. Mësohet se vendimi u dha me afat për mbërritjen e dokumentacionit për ekstradimin e Sinomatit i njohur edhe si “buzëderri”.

 

Bëhet me dije se Sinomati nuk ka dhënë asnjë deklaratë gjatë seancës duke rënë dakord me avokatin. Sinomati është dënuar me 12 vite burg nga drejtësia italiane për pjesmarrje në organizata kriminale dhe trafikimin ilegal të klandestinëve.

 

Sinomati u arrestua dy ditë më parë, në qytetin e Vlorës, ndërsa kishte dalë nga burgu pasi kishte përfituar nga amnistia penale. Ai u arrestua në vitin 2000 në Vlorë për vrasjen e një personi në vitin 1997 dhe e vuajti dënimin në burgun e Fushë-Krujës.