May 13, 2024
Tirana, Albania
Lajmi i fundit Lifestyle

VIDEO/ Qëllohet për vdekje influencuesja irakiene, pamjet nga ngjarja bëjnë xhiron e rrjetit

Influencuesja irakiene e mediave sociale Om Fahad është qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së saj në Bagdad. Sulmi ndodhi në lagjen lindore të kryeqytetit Zayne të premten.

 

Ministria e Brendshme e Irakut konfirmoi në një deklaratë se një grua e njohur në faqet e rrjeteve sociale ishte vrarë nga sulmues të panjohur. Ai shtoi se një ekip i specializuar pune ishte krijuar për të hetuar rrethanat e vrasjes së saj.

 

Fahad, emri i vërtetë i të cilës është Ghufran Sawadi, thuhet se u qëllua në makinën e saj nga një person i vetëm me një armë zjarri. Fahad u bë e njohur në TikTok për videot e saj duke kërcyer me muzikë pop e duke fituar dhjetëra mijëra ndjekës.

 

Ajo u dënua me gjashtë muaj burg vitin e kaluar për ndarjen e videove që gjykata vendosi se cënojnë “modestinë dhe moralin publik”. Kohët e fundit, një grindje mes Fahadit dhe shoqes së saj po ashtu influencuese Dalia Naeem është përshkallëzuar.

 

Naeem e cila njihet si Barbie irakiene për shkak të procedurave të shumta të kirurgjisë plastike, kishte kërcënuar se do të ekspozonte marrëdhëniet e supozuara të Fahadit me zyrtarë të lartë irakienë. Gjithsesi autori i ngjarjes mbetet ende i paidentifikuar.