October 9, 2024
Politikë

Basha diferencon shqiptarët: Ata jashtë vendit, më të emancipuar

Nga Lombardia, Lulzim Basha deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe politika e vjetër në tërësi e ka frikë votën e diasporës, prandaj, sipas tij, e ka dështuar proces pas procesi dhe po përpiqet ta bllokojë përsëri.

Basha i quajti shqiptarët jashtë vendit më të emancipuar se ata që jetojnë në Shqipëri.

“Ky kryeministër, por jo vetëm ai, i druhet zërit tuaj, i druhet vendimit tuaj, gjykimit tuaj, votës tuaj… Qëllimi është i qartë: t’ju bëjë të hiqni dorë nga Shqipëria, pasi të njëjtin qëllim ka projektuar te familjarët tuaj që jetojnë në Shqipëri. Duan që të mos aktivizohen pasi kanë frikë nga rinia shqiptare, intelektualët shqiptarë, por kanë më shumë frikë se gjithçka mendimin e evropianëve shqiptarë, ndaj po bëjnë gjithçka për të ndaluar që qeveria e ardhshme të mbajë vulën e shqiptarëve më të emancipuar, diasporës dhe emigrantëve”, tha Basha.