Një 30-vjeçar në Mallakastër ka rënë në prangat e policisë pasi qarkullonte me një armë zjarri në automjetin e tij.
Policia sekuestroi armën e zjarrit të llojit pistoletë, me krehër dhe municion luftarak.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën atij dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak.”