November 28, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Aksident i frikshëm në Pogradec, përplasen “kokë më kokë” dy automjete, një viktimë

Një aksident ka ndodhur rreth orës 04:50 në aksin rrugor “Pogradec- Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht.

Një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin 58 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Citroen” 58-vjeçari i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi Fillim Zeka 80 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet.

Si pasojë e plagëve 80-vjeçari ndërroi jetë. Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip “Benz”.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.