May 13, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

Shqiptari i Kosovës qëllon për vdekje pronarin serb të lokalit në Gjermani

Një shqiptar nga Kosova, 52 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri pronarin e një lokali në Dusseldorf të Gjermanisë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 2:45 të mëngjesit, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Sipas dyshimeve, debati ka vazhduar edhe jashtë lokalit, ku i dyshuari ka qëlluar në drejtim të viktimës 38-vjeçar duke e lënë të vdekur, shkruan Rheinische Post.

Mësohet se i dyshuari nuk ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe Policia e ka arrestuar pa rezistencë. Ekipet mjekësore kanë konfirmuar vdekjen e pronarit të lokalit.

Policia gjermane ka arrestuar shqiptarin dhe menjëherë e ka marrë në pyetje mbi rrethanat e krimit.