October 9, 2024
Politikë

“Të nxitur nga reagimet e politikës, Ilir Meta i mjerueshëm”, Basha dënon sulmin ndaj gjyqtarit

Kreu demokrat Lulzim Basha kërkoi mbështetjen e deputetëve të Kuvendit për të mbështetur me votë amendamentet e propozuara nga PD në luftën kundër korrupsionit.

“Edhe njëherë në emër të PD dua të dënoj sulmin ndaj gjyqtarit Tonin Stërkaj dhe t’i kërkoj autoriteteve shtetërore, përtej retorikës politike, të veprojnë menjëherë që të vejnë para përgjegjësisë autorët. Kjo nuk është thjesht çështje e një gjyqtari individual, por është sulm ndaj sistemit të drejtësisë. Duhet të vendosen para drejtësisë si çështje prioritare të gjithë ata që mendojnë se mund të kërcënojnë apo godasin punonjësit e sistemit gjyqësor. Shpreh jo vetëm keqardhjen por indinjatën e thellë që këto sulme vijnë në një atmosferë politike të karikuar me gjuhën e urrejtjes ndaj gjyqësorit, ndaj institucioneve të drejtësisë. U bëj thirrje atyre që sot e kësaj dite e vazhdojnë këtë gjuhë urrejtje, t’i ndalin menjëherë sulmet.”

Ndërsa akuzat e drejtuara ndaj tij nga Ilir Meta i cilësoi qesharake.

“Miqtë me të cilët isha në Itali dhe unë sigurisht i dimë fare mirë arsyet e saj dhe qeshëm me performancën e mjerueshme. Por, natyrisht nuk presim asgjë as nga ai, as nga të tjerët zëdhënësin e të cilëve bën se kjo kastë e vjetër politike e ka problemin jo thjesht me Lulzim Bashën dhe me PD, por me modelin e politikës që ne përfaqësojmë që është fundi i lojërave 34-vjeçare në kurriz të shqiptarëve”.