October 2, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

62-vjeçar polak skemë piramidale me 28 mln euro mashtrim, sekuestrohen pasuritë e gruas së tij në Shqipëri

Apartamente, parkime me vlera mbi 480 mijë euro në Lundër janë sekuestruar në pronësi të një shtetaseje polake, pasi rezulton të jetë bashkëshortja e një 62-vjeçari që kishte ndërtuar një skemë piramidale ndërkombëtare.

Mësohet se bëhet fjalë për polaken e identifikuar si Anna Morgenstern, e cila është bashkëshortja e Stephan Morgenstern,  i kërkuar për mashtrim financiar dhe i arrestuar në aeroportin e “Rinasit” në gusht të 2023, pasi me anë të kësaj skemë në bashkëpunim me të tjerë përfituar rreth 28 milionë euro.

Pas hetimeve ka rezultuar se kjo pasuri në emër të shtetases polake është vendosur me anë të mashtrimit.

Kush është polaku, në krye të skemës piramidale?
Stephan Morgenstern me bazë në Dubai, u arrestua në gusht 2023 në Tiranë dhe kërkohet të ekstradohet në Korenë e Jugut ku do përballet me një dënim të përjetshëm. 62-vjeçari dhe bashkëpunëtorët e tij kanë pasur asete dhe llogari bankare të vlerësuara në 123 milionë euro, që hetuesit thonë se nuk është as një e treta e të ardhurave të tyre përmes mashtrimeve. Puna për kapjen e tij është bërë nga Interpoli dhe prokuroritë përkatëse nga pesë vende.

Paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme ai dhe bashkëshortja e tij, i kanë investuar në blerjen e pronave, në vende të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë. Investimet nga ana e të dy bashkëshortëve, nuk janë bërë vetëm në Dubai, por në provat e administruara gjatë hetimit, ka rezultuar se të gjithë pasuritë që Anna Morgenstern ka blerë në Shqipëri, janë blerë me paratë e bashkëshortit të saj, të fituara si pasojë e mashtrimit, në disa vende të botës. Vlerat e blerjes së pasurive të paluajtshme që janë shuma të konsiderueshme, si 483,000 euro, 28,000 euro etj., janë indicie të mjaftueshme se pasuritë janë produkt i veprës penale.

Pasuria e sekuestruar
-Pasuria nr.590/1/62+4-7, volum 14, faqja 170, ZK.2529, sip.176,06 m2, e llojit apartament, me vlerë fillestare 483 000 euro, vendodhja Lundër, Tiranë;

-Pasuria nr.590/1/62+4-G10, volum 14, faqja 181, ZK.2529, e llojit garazh, me sip 13.08 m2, në Lundër me vlerë 11 500 euro; dhe

-Pasuria nr.590/1/62+4-G11, volum 14, faqja 182, ZK.2529, me sipërfaqe 19.03 m2, e llojit garazh në Lundër me vlerë 15 500 euro.