June 5, 2024
Politikë

Balla në Komisionin e Sigurisë: Çdo banesë në Shqipëri do ketë kod unik!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, duke folur në Komisionin e Sigurisë deklaroi se në Shqipëri, çdo banesë duhet të ketë kod unik.

Balla theksoi se regjistri kombëtar i adresave duhet të përditësohet në mënyrë të rregullt.

Taulant Balla: Çdo banesë në Shqipëri do të ketë një kod unik. Kemi punuar edhe me akte nënligjore. Ligjet e mira duan sanksione të forta. Regjistri kombëtar i adresave duhet të përditësohet në mënyrë të rregullt. Banesat duhet që të kenë kod unik, që edhe turistët të gjejnë saktë adresën. Historia që banesa është tek Pallati me Shigjeta, më pas keni një kioskë e shko në kat të tretë, kjo nuk do të funksionojë. Me Kodin Unik, ky problem do të marrë fund. Kemi parashikuar kod edhe për banesën, edhe për ndërtesën.