November 29, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Dhunuan një bashkëatdhetar 40-vjeçar, arrestohet dy vëllezërit shqiptarë në Itali (EMRAT)

Dy vëllezë shqiptar kanë rënë në pranagt e policisë italiane nën akuzën e lëndimit të rëndë trupor, shkeljes së ligjit dhe kanosjes. Sipas raportimeve bëhet me dije se Simon dhe Dritan Vallja, 39 dhe 35 vjeç u arrestuan për një sherr në një lokal në qendër të qytetit Campofelice di Roccella. Njëri prej të dyve ishte tashmë i njohur për policinë.

Gjithashtu mësohet se dy vëllezërit shqiptarë kanë pasur një mosmarrëveshje me një bashkëatdhetar 40 vjeçar. Më pas dy vëllezërit Vallaj kanë gjetur shtëpinë e 40-vjeçarit të cilët kanë thyer derën dhe kanë hyrë brenda. Ata e kanë sulmuar shqiptarin në sy të gruas së tij dhe djalit të tyre të mitur.