September 11, 2024
Bota Lajmi i fundit

Gjeorgji, plas sherri në Kuvend, deputetja i hedh kolegut shishen e ujit në kokë

Mediat e huaja raportojnë se një deputete në Gjeorgji goditi sot kolegun e saj me një shishe uji. Debati në kuvend nisi për shkak të çështjes për “agjentët e huaj”, e cila ka shkaktuar polemika në vend.

 

Në videon e publikuar në rrjetet sociale duket deputetja e cila godet në kokë kolegun e saj me shishen e ujit, mendohet se është shishe plastike.

 

Ndërkohë ky i fundit i bërtet dhe i drejton gishtin. Kohët e fundit në Gjeorgji kanë shpërthyer protesta dhe tubime lidhur me “agjentët e huaj”.

 

 

Projektligji që ka shkaktuar polemika kërkon që organizatat që marrin më shumë se 20 për qind të financimit të tyre nga jashtë, të regjistrohen si “agjentë të huaj”.

 

Kundërshtarët e projektligjit e quajnë këtë ligj autoritar dhe “të frymëzuar nga Rusia”, por partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane thotë se është e nevojshme të sigurohet transparencë në financimin e organizatave joqeveritare.