Ka nisur protesta e radhës e opozitës para bashkisë Tiranë në lidhje me arrestimin e drejtorëve të dosjes 5D.
Qytetarët janë mbledhur para bashkisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiaku Veliaj.
Në protestë janë të pranishëm edhe deputetë të opozitës. • Ndërkohë raportohet se një person me kapele dhe maskë ka dalë në tarracën e bashkisë dhe po filmon protestuesit me telefon.
Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka urdhëruar blindimin e Bashkisë Tiranë ku punonjësit e bashkisë kanë vendosur një gardh metalik.
Mësohet se ndryshe nga herët e tjera barrikadat janë ngulur me vida në tokë.