October 3, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Tritol gjyqtarit në Shkodër, 30 mijë euro kush tregon autorët

Policia e Shkodrës ofron një shpërblim prej 30 mijë eurosh për këdo që jep informacion që do të çojë në identifikimin e autorëve që vendosën lëndë eksplozive në banesën e gjyqtarit të shkallës së parë Tonin Stërkaj.

Policisë e Shkodrës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e shtetasit që shfaqet në pamjet filmike të sekuestruara dhe i siguron ata se do të ruajë anonimatin.

“Kushdo që ka informacion duhet ta dërgojë në numrin 069 41 05 436”, shkruan policia.

Mëngjesin e së dielës një sasi eksplozivi u hodh në oborrin e banesës së gjyqtarit Sterkaj, fatmirësisht pa lënë të lënduar por vetëm dëme materiale.

Sulmi ndaj gjyqtarit u dënua nga të gjitha aktorët, teksa ndaj tij është vendosur dhe një ruajtje e posaçme për një periudhë 6 mujore.