May 27, 2024
Lajmi i fundit Lifestyle

U zhduk nga jeta publike 10 vite më parë, miliarderja braziliane akuzon shoferin se e mbajti peng

Një skandal i rëndë është përhapur me shpejtësi në shoqërinë e lartë braziliane, ku një miliardere e njohur ka hedhur akuza ndaj shoferit të saj, se e ka mbajtur peng në shtëpinë e saj për më shumë se 10 vite.

Kjo është historia e 88-vjeçares, Regina Lemos Gonçalves, e cila jeton në një prej lagjeve më në zë dhe më të njohura në Rio de Janeiro.

Gruaja akuzon shoferin e saj, Josè Marcos Chaves Ribeiro, se e ka mbajtur me forcë me synim për të përfituar nga pasuria miliona dollarëshe që ajo kishte në trashëgimi.

Gonçalves zotëronte më shumë se 500 milionë dollarë pasuri, të cilat ishin krijuar nga bashkëshorti i saj i ndjerë, Nestor Gonçalves, pronari i një kompanie që prodhon letra pokeri prej vitit 1908.

Ngjarja u bë publike vetëm disa ditë më parë, kur e moshuara arriti të shpëtonte nga duart e rrëmbyesit e saj dhe rrëfeu të gjithë historinë tek i vëllai.