May 27, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Aksidentohet një 15-vjeçare në Vlorë, goditet nga një motor elektrik, kishte shkuar në eskursion me klasën

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se një 15-vjeçare e cila ishte në ekskursion me shkollën është goditur nga një motor elektrik, teksa ishte duke shëtitur me monopatinë.Më tej bëhet me dije se vajza është dërguara menjëherë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia është në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.