Një tjetër grua në Tiranë ka vendosur t’i japë fund jetës, duke u vetëhedhur nga pallati. Policia e kryeqytetit bën me dije se rreth orës 21:25 të mbrëmje së sotme, në rrugën “Selaudin Bektashi” dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit ku banon një 26-vjeçare.
Sipas familjarëve shtetësja me ininciale E.A vuan nga problemet e shëndetit mendor. E reja është dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 01.05.2024, rreth orës 21:25, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit ku banon, shtetasja E. A., 26 vjeçe, e cila sipas deklarimeve të familjarëve të saj, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
26-vjeçarja është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.
Ndërkohë paraditen e djeshme një 42-vjeçare në Tiranë ishte hedhur nga kati i 5-të i pallatit ku banonte dhe fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra gruaja ndērroi jetë.