November 29, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Gardisti i dehur përplas 3 makina, arrestohet nga AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në kushtet e flagrancës një gardisti, i cili duke udhëtuar me mjetin e tij mbrëmjen e së martës ka shkaktuar një aksident në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit.

Sipas të dhënave nga policia, inspektori A.LL., 49 vjeç humbi kontrollin e mjetit dhe më pas përplasi 3 makina të parkuara, fatmirësisht pa lënë të lënduar.

Efektivi i gardës është shoqëruar më pas në komisariat dhe pas verifikimeve ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit” dhe “Largim nga vendi aksidentit”.