May 13, 2024
Tirana, Albania
Ekonomi Lajmi i fundit

Kur do ulen çmimet e apartamenteve? BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur, “fischer” ra në gjysmën e dytë 2023

Vrulli i rritjes së çmimeve të apartamenteve ndali mes-vitin e shkuar. Banka e Shqipërisë raporton se madje se në gjashtëmujorin e dytë të 2023-shit çmimet e banesave u zbutën.

Indeksi Fischer me të cilin banka analizon ndryshimin e çmimeve të pasurive të paluajtshme duke pyetur rreth 230 shoqëri ndërtimi dhe agjenci ndërmjetësimi ra me 7.6 për qind. Edhe më e fortë rezulton rënia në Tiranë. me mbi 10 për qind.

Ka një mospërputhje. Duket në fakt sikur thjesht janë korrigjuar shifrat e gjashtëmujorit të parë të vitit të shkuar”, tha Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA.

Në fakt gjysma e dytë e vitit të shkuar. referuar punës sonë mund të them se çmimet nuk pësuan ndonjë ndryshim. Mund të themi që në disa kategori pronash madje pati rritje çmimesh”, tha Ervin Demirxhiu, ekspert i pasurive të patundshme.

Ndikim në këtë rënie të çmimeve ka dhënë edhe ulja e kërkesës nga qytetarët të cilët po orientohen drejt shtëpive me qira. Ndërkohë që është rritur pesha e pronave të shitura që blihen nga shqiptarët që jetojnë jashtë apo të huajt.

Rreth 26 për qind e apartamenteve në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar u blenë nga të huajit.

Të huajt vijojnë të shfaqin interes pasi e shohin investimin në pasuri të paluajtshme si të sigurt dhe me kthim të kënaqshëm”, shtoi Pipiria.

Ndërkohë sipas vlerësimeve të Bankës Qendrore. në gjysmën e dytë të vitit të shkuar u rrit lehtë koha mesatare e shitjes së apartamenteve në rang vendi duke arritur në gati 11 muaj. E kundërta ka ndodhur në Tiranë.

Ka një farë rënie të stokut të apartamenteve pasi shumë prej hyrjeve shiten që në gropë. Ndaj edhe ka shumë ofertë”, nënvizoi Demirxhiu.

Aktorë nga tregu i pasurive të paluajtshme vlerësojnë se çmimet e apartamenteve pritet të mbeten të pandryshuara në vijim.