June 5, 2024
Bota Lajmi i fundit

“Malazezët, racë tradhtarësh”, Vulin: E ardhmja e ish-serbëve është në “Shqipërinë e Madhe”

Ish-kryespiuni serb, Aleksandër Vulin, ka reaguar ashpër dhe me ofendime pasi kryeministri malazez, Milojko Spajiç, konfirmoi mbështetjen për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë në Kombet e Bashkuara.

Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, zëvendëskryeministri i ardhshëm ka kërcënuar qeverinë në Podgoricë, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe. Ose ta thuash në gjuhën e rrjedhshme malazeze: ‘Burrat e mëdhenj u bënë frikacakë dhe tradhtarë’”, tha Vulin.

Ai më tej shtoi se “nëse Spajiq vërtet e mbështet rezolutën për Srebrenicën, ai duhet të mbështesë edhe deklaratën e Lidhjes së Prizrenit”.

Sipas Vulin, lufta diplomatike aktuale është për të përcaktuar nëse serbët janë komb gjenocidal ose jo.