Një grup turistësh, që mbetën të bllokuar në det pasi mjeti me të cilin po lundronin pësoi defekt, janë shpëtuar nga Roja Kufitare dhe ajo Bregdetare në Vlorë.
Bëhet e ditur se 12 persona janë shpëtuar, 11 prej të cilëve ishin turistë nga vende të ndryshme.
Pronari i mjetit lundrues u ndëshkua me një gjobë prej 100 000 lekësh, ndërsa mjeti lundrues u bllokua, pasi nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar.
Siç njoftohet, turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.