Shfaqja “Para Perëndimit” me regji nga Xhunga Çobani po korr një sukses të pazakontë në skenën e Teatrit Metropol. Prej 5 Prillit nuk gjendet dot biletë.
Lumë rezervimesh për një shfaqje që të mban frymën pezull nga fillimi deri në fund. Një himn për lirinë dhe të drejtën e kujtdo për të vendosur në liri për jetën e vet. Me 22 aktorë në skenë si Alfred Trebicka, Ilirda Bejleri, Elia Zaharia, Yllka Mujo, Luli Bitri, Sokol Angjeli, Alex Seitaj, Pjerin Vlashi etj,
“Para Perëndimit” një kryevepër e Dramaturgjisë Botërore.
Një katastrofë familjare në sfondin e një bote të trazuar. Drama e nobelistit Gerhart Hauptmann, na jep një mundësi për të shqyrtuar vendin e individit në botën bashkëkohore. A janë zgjedhjet e tij të lira apo të kontrolluara?
“Para Perëndimit” përqendrohet në dramën e “mungesës së lirisë” me të cilën përballet 70-vjeçari Matthais Clausen.
3 vite pas vdekjes së gruas së tij, ai bie në dashuri me një vajzë të re Inken, por që pengohet nga të gjitha anët prej atyre që e rrethojnë, mbi të gjitha familja e tij që e sheh këtë histori dashurie si kërcënim të trashëgimisë financiare dhe shpirtërore të familjes. “Para Perëndimit” dhe Teatri Metropol po regjistrojne rekorde te rralla shikueshmerie.