December 6, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Përplasen dy makina në tunelin e Kalimashit, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në tunelin e Kalimashit. Dy automjete tip “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy pasagjerët që udhëtonin në njërin nga automjetet. Dy të plagosurit janë dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ndërsa, raportohet se lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në tunelin e Kalimashit, me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen M. T, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K.

Dy pasagjerët, shtetasit D.T. dhe I.T, që udhëtonin me automjetin me drejtuese shtetasen M.T., janë dërguar në spital për kontroll mjekësorë.

Shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.