December 5, 2024
Lajmi i fundit Sociale

“Shamolli plak”, fshati simbol i shpopullimit dhe harresës

Shtëpi të rrënuara, rrugë dhe sheshe me baltë dhe të boshatisura, zëra fëmijësh që nuk dëgjohen më prej kohësh të luajnë. Ky është realiteti i sotëm i fshatit Shamoll, jo më shumë se 10 km nga qyteti i Korçës.

Ato pak banorë të moshuar që kanë mbetur tët reagojnë arsyet e këtij shpopullimi dhe mungesën e vëmendjes edhe për shërbimet më bazike të jetës së një komuniteti.

Edhe ndonjë prej banorëve që ka guxuar të investojë diçka në banesë dhe në bujqësi, shprehet pesimist deri në dëshpërim.

Shpopullimi duket tashmë si një rrugë pa kthim, banorët e dikurshëm rikthehen në shtëpitë e tyre vetëm për të parë prindërit e moshuar. Dhe kur këto të fundit të mos jenë më, shembujt janë të trishtueshëm…