Është proceduar penalisht nga policia avokati Pëllumb Isufi, i cili pasi bashkëpunoi me bashkëshortin e klientes i kërkoi asaj favore seksuale.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. I., 52 vjeç, banues në Fier, me detyrë avokat, pasi më datë 25.04.2024, është shfaqur në një video të transmetuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, duke i kërkuar favore seksuale një shtetaseje”, raportojnë uniformat blu.
Avokati u denoncua mbrëmjen e së enjtes (25 prill) ku u publikua një video e tij nga emisioni investigativ ku i kërkonte favore seksuale klientes së tij, duke bashkëpunuar edhe me ish-burrin e saj për t’i fshehur pasuritë dhe llogaritë bankare nga përpjesëtimi i pasurisë dhe detyrimi ushqimor.