December 18, 2024
Bota Lajmi i fundit

VIDEO/ Ish-ministri dhunon për vdekje gruan e tij, pamjet trondisin gjykatën

Ish-ministri i financave në Kazakistan akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij. Kyaduk Bishibayev shërbeu si ministër i financave nga Maji 2016 deri në fund të të njëjtit vit.

Daily Mail shkruan se gjyqi i Bishibayev është gjyqi i parë i vrasjes në vend që transmetohet në internet, pasi vdekja tragjike e 31-vjeçares shkaktoi një reagim zinxhir në ish-republikën sovjetike, me mijëra njerëz që nënshkruan peticionet për të ashpërsuar ligjet për dhunën në familje.

Bishibayev, i cili përballet me 20 vjet burg, fillimisht kishte thënë në gjykatë se gruaja e tij vdiq nga plagët e vetëshkaktuara më 9 Nëntor të vitit të kaluar.

PAMJE TË RËNDA/ Ish-ministri dhunon për vdekje gruan e tij,

Por pamjet e kapura nga kamerat në një restorant në pronësi të një të afërmi të tij thonë të kundërtën, pasi ai shfaqet duke e goditur me grushte e shkelma partneren dy orë para vdekjes së saj.

Të mërkurën e kaluar, Bishibayev më në fund pranoi në gjykatë se kishte abuzuar me të, duke pretenduar se nuk kishte ndërmend ta vriste.

PAMJE TË RËNDA/ Ish-ministri dhunon për vdekje gruan e tij,

Në deklaratën e tij fillestare ai ka deklaruar se 31-vjeçarja ka goditur aksidentalisht kokën në mur, gjatë një debati mes tyre.

Në një nga videot e paraqitura në Gjykatën e Lartë, çifti shihet duke u grindur jashtë restorantit BAU në qytetin e Astanës.