Një Konflikt brenda repartit zjarrfikës në Kavajë mësohet se ka agravuar duke sjellë të plagosur. Sipas raportimeve një zjarrfikës është konfliktuar me kolegët e tij dhe dyshohet se ka goditur me thikë dy prej tyre.
Më tej bëhet me dije se ata kanë marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në repartin zjarrfikës të Kavajës.
Policia shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt dhe ka ndaluar personin e dyshuar si autor të sulmit ndaj kolegëve. Gjithashtu mësohet se zjarrfikësit e përfshirë në konflikt janë pezulluar.