May 13, 2024
Tirana, Albania
Bota Lajmi i fundit

Alarm në Oslo, i armatosuri me thikë sulmon kalimtarët

Vijojnë të shtohen sulmet ndaj të pafajshmëve në qytete të ndryshme të Europës.

Pas ngjarjes së rëndë në Londër, ku një person me hanxhar vrau një 14 vjeçar dhe plagosi 3 të tjerë, një incident i ngjashëm është regjistruar dhe në Oslo.

Dy persona mbetën të plagosur, pasi një i ri i armatosur me thika i sulmoi atë pa asnjë motiv të qartë.

Policia ndërhyri menjëherë pas marrjes së njoftimeve dhe arriti ta arrestojë agresorin në qendër të qytetit, shumë pranë pallatit mbretëror.

Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të pazbardhura, megjithatë autoritetet sigurojnë se nuk bëhet fjalë për terrorizëm.