October 2, 2024
Politikë

Amnistia Penale, Basha: PS-Rithemelimi mesazh të fortë drejtësisë “ju dënoni të korruptuarit, ne i lirojmë”

Në daljen e tij për mediat, pak para se të niste seanca plenare, Lulzim Basha e shfrytëzoi për të hedhur një lumë akuzash për socialistët dhe Rithemelimin, sipas së cilit bashkuan votat për të nxjerrë nga burgu zyrtarë të korruptuar.

Basha tha se me anë të amnistisë Penale, të bërë të mundur nga bashkimi i votave me Rithemelimin, qeveria i ka dërguar një mesazh drejtësisë.

Për këtë, Basha njoftoi se kanë kërkuar një interpelancë me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

“Amnistia Penale ka qenë një plan i mirëfilltë. Ulsi Manja, Rama, PS-ja, i kanë mbajtur 3 muaj më gjatë në burg një numër të madh familjarësh që të lironin mbi 100 persona të dënuar për korrupsion, kjo nuk do ishte e mundur pa bashkimin me një pjesë të deputetëve të Rithemelimit. PD-ja nuk përfshihet në këtë Pazar të ndyrë, mesazh i rrezikshëm për drejtësisë, që kur zyrtarët korruptiv dënohen, i liron politika, prandaj kemi kërkuar interpelancë me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja”, tha Basha.