Departamenti Amerikan i Shtetit akuzon forcat ruse se kanë përdorur një armë kimike ndaj trupave ukrainase gjatë një sulmi të tyre.
Në një raport të fundit të shërbimeve sekrete amerikane, dyshohet se Putin ka urdhëruar të tijët të hedhin “cloropicrinë” ndaj ushtrisë vendase, një element kimik ky që ndalohet nga të gjitha konventat ndërkombëtare të armëve.
Ndërkohë, që Kievi ka nisur një fushatë kundërpërgjigje ndaj Rusisë, pas avancimit domethënës që ky i fundit ka arritur gjatë javëve të fundit të luftimeve.
Sipas të dhënave, dhjetëra dronë janë lëshuar në orët e mbrëmjes së të mërkurës dhe mëngjesit të së enjtes që kanë pasur si objektiv infrastrukturën energjetike në rajonin e Oryol,
Guvernatori i rajonit rus, Andrey Klychkov konfirmon se dëmet janë të mëdha, teksa disa distrikte kanë mbetur pa furnizim me energji dhe ujë të pijshëm.
Rusia, nga ana e saj ka vijuar bombardimet e nisura një ditë më parë në Odesa, ku shpërthime të fuqishme janë raportuar teksa disa ndërtesa janë përfshirë nga flakët.