Gazetari Adriatik Doçi zbuloi së fundmi kartelat e 17 pasurive (të papublikuara më parë) në emër të Fatime Kryemadhit (mamaja e Monika Kryemadhit), Drini Kryemadhit (vëllai i Monika Kryemadhit) dhe Rexhep Metaj (babai i Ilir Metës).
Me 60 mijë euro mund të blesh një garazh, por jo apartament.
Së dyti, edhe sikur SPAK dhe publiku të besojë se apartamenti paskërka kushtuar 60 mijë euro, nuk dihet se cili është burimi parave.
Babai i Ilir Metës ka si të ardhura të ligjshme një pension, pak më të lartë se të nënë Selvisë, por që nuk mjafton as për shpenzimet mujore.
Ndërkaq, Fatime Kryemadhi rezulton pronare e një pasurie me vlerë miliona euro nga Sauku, TEG, Mëzez deri në Gjirin e Lalzit.
Si të ardhura të ligjshme, Fatimja ka një pension, pak më të lartë se sa pensioni i nënë Selvisë.
Këto pasuri janë të ndryshme me pasuritë e deklaruar nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, ku përfshihen pallati në Laprakë, vila në Gjirin e Lalzit, shtëpia 500 m2 në Kodrën e Diellit, etj.
Për këto zbulime që thuhet se kanë rënë në duart e SPAK foli dhe Ervin Karamuço, i cili edhe pse nuk përmendi emra tha se familjarët e një politikani kanë dalë pronarë të mëdhenj tokash në periferi të Tiranës.
Karamuço nuk bëri me dije emra, por tha se bëhet fjalë për mijëra metër katrorë tokë që më parë nuk dihej se ishin në ngarkim të këtyre personave.
“Janë disa hetime dhe në një prej këtyre hetimeve, ndërkohë që mund të merreshin masa konkrete, kanë vajtur 2 oficerë të BKH dhe kanë gjetur një mal me prova dhe do hapet një çështje tjetër penale sepse familjarët e një politikani na kanë dalë latifondistët më të mëdhenj të rrethinave të Tiranës me 9 kartela me mijëra metër katrorë që deri dje nuk diheshin që ishin në ngarkim të tyre. Kjo ka frenuar një hetim, prandaj amplituda e SPAK ndryshon herë pas here sepse ka një ngarkesë të tillë dhe kjo është arsyeja pse shtyhen hetimet”, u shpreh ai.
Jo vetëm kaq, shpërndarja e pasurisë së çiftit Meta-Kryemadhi dyshohet se është bërë edhe tek emra të njohur.
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve me urdhër të SPAK-ut kanë kontrolluar banesën e blogerit Olti Curri, në lagjen “Kodra e Diellit”.
Kjo u bë me dije nga gazetari Bledi Mane.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mane u shpreh së fundmi se banesa në të cilën jeton blogeri ka qenë në pronësi të vjehrrës së Ilir Metës, por ka pak kohë që ka kaluar në emrin e Currit.
Gazetari shton se agjentët kanë sekuestruar një kompjuter, një telefon dhe disa sende të tjera personale.
“Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve me urdhër të SPAK-ut, kanë mësyrë për një kontroll të befasishëm në shtëpinë e blogerit në lagjen Kodra e Diellit në kryeqytet. Kjo banesë ekskluzive dikur në pronësi të vjehrrës së Ilir Metës ka pak kohë që ka kaluar në emrin e Olti Currit.
Agjentët kanë sekuestruar një kompjuter, një telefon dhe disa sende të tjera personale. Olti Curri pretendon se këtë shtëpi që kushton 320 mijë euro e ka blerë me kursimet e parave që ka fituar nga shkruajtja e teksteve të këngëve nëpër festivale të ndryshme. Informohemi se Curri është një nga 10 miqtë e afërt të Monika Kryemadhit të cilët prokuroria speciale i ka vënë nën përgjim e nën hetim”, thuhet në postimin e Manes.