December 5, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

E rëndë në Dropull, çifti i të moshuarve gjendet i vdekur dhe me shenja dhune në trup! Përjashtohet pista e grabitjes (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në fshatin Bodrishtë Bashkia Dropull. Çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe janë gjetur të pajetë dhe me shenja dhune në trup.

E moshuara 88 vjeçare u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84 vjeçari u gjet i vdekur në oborr. Policia ka shkuar në vendngjarje.

Fillimisht u mendua se ishte grabitje, por nuk ka gjetur asnjë element që mund të bëjme me një grabitje, dhe është përjashtuar pista e grabitjes me dhunë.

“Dera e jashtme e banesës nuk ka pasur dëmtime, dhe as dritaret nuk kanë pasur shenja që evidentojnë se kemi të bëjmë me një grabitje.

Gjithashtu dy të moshuarve i janë gjetur dhe 260 euro, ç’ka do të thotë se nuk ka ndodhur një grabitje.

Dyshimet e para janë se mund të kemi të bëjmë me një krim në familje. Fqinjët thonë s3e mes çiftit ka pasur debate verbale por jo më shumë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet  intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.