Dhënia e titullit “Qytetari Nderi i Tiranës” me vendim të Këshilli Bashkiak të Tiranës për Ali Ahmetin duket se konfirmoi përçarjen e madhe brenda maxhorancës.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka publikuar foto të shumta nga ky event, nuk e ka fshehur prezencën e Kryeministrit, Edi Rama.
Por në foton e bërë publike me këtë rast kryeministri Edi Rama krahas familjes Ahmeti ka “fshirë” praninë e kryebashkiakut, Erion Veliaj.
“Kujtim nga një ditë e shënuar, me familjen e Qytetarit të Nderit të Tiranës, Ali Ahmeti”, ka shkruar Rama, çka tregon ndoshta bezdisjen që i shkakton Erion Veliaj… ose konfirmon krisjen e madhe në PS.