October 9, 2024
Bota Lajmi i fundit

Hamasi e konsideron “kurth” propozimin për armëpushim, nuk ka tym të bardhë në Egjipt

Përgjigja e Hamasit duket se do të jetë negative në lidhje me propozimin e fundit për armëpushim që iu dorëzua nga pala egjiptiane gjatë negociatave në Kajro.

Sipas zyrtarit të lartë të grupit terrorist, Osama Hamdan, nisur nga situata aktuale, nuk do të ketë një përgjigje pozitive për këtë propozim, teksa shton se nëse shteti hebraik nis një operacion agresiv në Rafah, atëherë negociatat do të ndëpriten përfundimisht pasi “rezistenca nuk negocion nën zjarrin armik”.

Të njëjtën gjë citojnë dhe mediat izraelite, të cilat shprehen se lideri i Hamasit, Yahya Sinwar e cilëson një kurth marrëveshjen për armëpushim.

Burimet pranë drejtuesit të militante konfirmojnë për Channel 12, si ai dyshon se marrëveshja që i është vendosur në tavolinë nuk është një propozim i Egjiptit, por i Izraelit.

Ndërkohë, ndonëse Perëndimi e cilëson si bujar propozimin më të fundit izraelit, ende nuk ka mundur të bindë kryeministrin Netanjahu që të heqë dorë nga ofensiva e tij në Rafah.