November 29, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Ja kur dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane DV-2025, dhe si mund të shikoni nëse jeni fitues

Pergjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin në datë 4 maj 2024. Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të kontrollojnë rezultatet nëse janë shpallur fitues në faqen e llotarisë amerikane në linkun dvprogram.state.gov.

Ju duhet të keni kodin e konfirmimit për të kontrolluar përgjigjet e lotarisë amerikane. Emrat fitues nuk publikohen nëpër gazeta apo faqe interneti. Ju duhet ta kontrolloni vetë statusin e aplikimit duke vendosur verification number i cili duhet të fillojë me 2025.