Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama, për dosjen e Xibrakës.
Mosmarrja e një përgjigjeje nga Kuvendi, e ka acaruar Bardhin, i cili ka pasur një përplasje me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Sipas tij, Nikolla ka refuzuar kërkesën sepse ka frikë nga Rama.
“Nuk kam nevojë për porosi, se kam rregulloren”, tha Nikolla, më pas pati një reflektim nga kryearlamentarja dhe e la Bardhin që të parashtronte kërkesën e tij.
Ai pati dhe një debat me një nga socialistët, më konkretisht me Erion Braçen, të cilit i kërkoi që të “mbyllte gojën”.
“A ka mundësi që ta mbyllësh gojën, gore, do të të durojmë ty që me mëngjes”, u shpreh Bardhi.