Sërish pritje e gjatë në radhë virtuale. Dhe përgjithësisht, sërish zhgënjim. Mbi 500 mijë tifozë nga e gjithë Europa në radhë për të blerë bileta në finalet e Kampionatit Europian.
Për të hyrë në procesin e fundit të rishitjes së biletave nga UEFA, duhej të prisje mbi 4 orë. Sfida ishte e madhe dhe rezultati nuk ishte i garantuar.
Interesi i jashtëzakonshëm nga e gjithë Europa e bëri thuajse të pamundur sigurimin e biletave të rishitura, stolave të vënë në dispozicion pas konfigurimit të stadiumeve dhe një numri të konsiderueshëm biletash me pamje të kufizuar dhe me çmime më të ulëta.
Për çudi, për të tria ndeshjet e Shqipërisë në Euro 2024 më 15 qershor me Italinë, më 19 qershor ndaj Kroacisë dhe në datën 24 kundër Spanjës, kishte një numër të lart biletash të disponueshme. Por, në fund tifozët kuqezi nuk arritën të festonin.