May 27, 2024
Bota Lajmi i fundit

Moti i keq përmbyt Brazilin, viktima dhe të humbur në disa shtete

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga moti I keq në disa zona në jug të Brazilit.

Situata më alarmante paraqitet në shtetin e Rio Grande do Sul, ku të paktën 4000 persona në 100 komuna janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre pasi përmbytjet pritet të përkeqësohen në orët në vijim.

Autoritetet i cilësojnë këto vërshime të ujërave si më të këqijat në 100 vitet e fundit, teksa presidenti Lula Da Silva premtoi se do të vizitoi shumë shpejt rajonin ku do të shpallë dhe paketën e ndihmës.