Është ndarë nga jeta një nga ikonat e arbitrimit shqiptar, Tomor Hoxha. Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka vlerësuar figurën e tij jo vetëm si arbitër, por edhe si drejtues i Kolegjiumit të Arbitrave Vlorë dhe si vëzhgues i Federatës Shqiptare të Futbollit.
“I hidhëruar për ndarjen nga jeta të Tomor Hoxhës, një figurë e rëndësishme e arbitrimit në futbollin shqiptar. Do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e tij si arbitër, si drejtues i Kolegjiumit të Arbitrave Vlorë, por edhe si vëzhgues i FSHF-së. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, të afërmit dhe miqtë. Shpirti i tij u prehtë në paqe!”, shkruan Duka në reagimin e tij.