Gjermania si Italia. Në edicionin e ri të Champions League, pas Serie A, edhe Bundesliga do të përfaqësohet nga pesë skuadra. Për Gjermaninë vendi u garantua nga triumfi i Borusias së Dortmundit kundër Paris Seint Zhermen në gjysmëfinalen e parë.
Me pikët e grumbulluara, edhe Bundesliga mori garancinë matematike që do ta mbyllë edicionin mes dy vendeve të para në renditjen e ligave europiane.
Në Champions-in e ri, ku për herë të parë do të marrin pjesë 36 skuadra, do të jenë specifikisht 5 ekipet e vendeve të para nga Serie A dhe nga Bundesliga.
Edhe gjermanët, ashtu si italianët kanë shansin që në rast se Leverkusen fiton Europa League, të kualifikojnë një skuadër më tepër në Champions.