October 2, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Operacioni antidrogë në Tiranë/ 20 të arrestuar, pjesë e grupit edhe Enea Sulejmani

Një operacion antidrogë është zhvilluar së fundmi nga policia e Tiranës ndërsa në pranga janë vënë 20 persona. Mësohet se gjatë këtij operacioni ishin lëshuar 30 masa arresti me vendim gjykate ndërsa janë ekzekutuar 20 prej tyre.

Ky operacion u organizua për të shkatërruar një grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis me hetimet që kanë nisur që në muajin janar. Ndërkohë raportohet se i përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani, i arrestuar më 22 mars në Rrugën e Kavajës në tentativë për t’iu larguar agjentëve të Antidrogës, pasi tentoi t’i përplasë me makinë.

Megaoperacioni “Tempulli 3”/ Policia bën bilancin: U arrestuan 20 persona! Janë sekuestruar 3.5 kg kanabis, 50 doza heroinë dhe 100 doza kanabis

Grupi i Sulejmanit ndihmohej nga efektivi Ervis Shkurta, të cilët u arrestuan nga AMP. Kreu i Transportit Ndërqytetës, Sulejmani u kap me 1 kg kokainë në makinë ndërsa me të ishin edhe dy të tjerë Igli Begaj, Shkëlqim Osteni, të cilën ndodhen në burg.