November 28, 2024
Bota Lajmi i fundit

Parashikimi/ Inteligjenca Artificiale mund të nisë luftën bërthamore

“Rusia dhe Kina duhet të sigurohen që vetëm njerëzve, dhe asnjëherë inteligjencës artificiale , t’iu jepet kontrolli i armëve bërthamore për të shmangur një skenar të mundshëm të fundit të botës”.

Është ky një parajmërimi i një zyrtari të lartë amerikan i cili deklaron se Uashingtoni, Londra dhe Parisi kanë rënë dakord të mbajnë kontrollin e plotë njerëzor mbi armët bërthamore.

Zyrtari i kontrollit të armëve të Departamentit të Shtetit, Paul Dean i kërkoi dje Moskës dhe Pekinit të ndiqnin të njëjtën rrugë për të shmangur një aksident që do të ishte katastrofal.

Deklarata alarmante u bë në një konferencë në Vjenë të hënën, ku zyrtarë civilë, ushtarakë dhe teknologjikë nga më shumë se 100 vende u takuan për të diskutuar perspektivën e sistemeve të militarizuara të Inteligjencës Artificiale.

“Ky është  momenti Oppenheimer i brezit tonë. Tani është koha për të rënë dakord për rregullat dhe normat ndërkombëtare”, tha ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg.

Gjatë fjalëve të tij hyrëse në Konferencën e Vjenës mbi Sistemet Autonome të Armëve, Schallenberg e përshkroi Inteligjencën Artificiale si përparimin më domethënës në luftë që nga shpikja e barutit.