October 9, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

U konfliktua me nënën pasi i kërkoi para për drogë, gruaja farmaciste tenton t’i japë fund jetës, arrestohet i biri 19-vjeç

19-vjeçari Henri Breçani është arrestuar nga policia e Komisariatit nr.6. në Tiranë. Bëhet me dije se 19-vjecari është konfliktuar me nënën e tij, e cila më pas ka konsumuar disa medikamente duke tentuar t’i japë fund jetës. Po ashtu mësohet se gruaj me profesion farmaciste, ndodhet ne gjendje kritike për jetën ne repartin e toksikologjisë.

Policia është njoftuar nga QSUT, pasi nëna e 19-vjeçarit është dërguar në spital nga të afërm të saj. 19-vjeçari, gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë. Sipas hetimeve Breçani, dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike. Ai i ka kërkuar para, nenës së tij dhe ky dyshohet të jetë shkaku i konfliktit mes tyre.