May 27, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Tiranë, makina e “Shqiponjave” del nga rruga dhe përfundon në Lanë

Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku raportohet se një automjet i policisë, ka humbur kontrollin e për pasojë ka përfunduar në Lanë.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

“Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 06:15, te ura e Shkozës, punonjësi i policisë i Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.  Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.