Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në autostradën Durrës-Tiranë, ku i plagosur ka mbetur shoferi i një autobusi.
Ngjarja ka ndodhur rreth 04:33 në autostradë, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve ku shoferi është përplasur me bordurën anësore të betonit. Për pasojë, është dëmtuar një pasagjer B. D., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 04:33, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve, autobusi me drejtues shtetasin P. G., 51 vjeç, është përplasur me bordurën anësore të betonit. Si pasojë është dëmtuar një pasagjer, shtetasi B. D., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.